Prokuroria e Posaçme do të hapë zyrat e veta në rrethe pasi të jetë i plotësuar në organikë.

Duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit të PS Denis Deliu përse SPAK nuk hap zyrë në qytetet me kriminalitet më të lartë, Altin Dumani u shpreh se do të vijë momenti që këto zyra në rrethe të hapen ku do të punojnë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe jo prokurorë.

“Do vijë dhe momenti që mund të hapen jo me prokurë por me oficerë të BKH që mund të hapen zyra edhe në rrethe. Pasi të kalojë koha, pasi të kemi dhe numrin e nevojshëm të njerëzve në dispozicion, do shikohet dhe procedohet edhe me hapjen e zyrave të SPAK në rrethe. Është një proces kërkon kohën e vet”, u shpreh kreu i SPAK Altin Dumani.