Vetëm një ditë pas vendimit të Kuvendit për të  os dorëzuar deputetin dhe ish- minsitër, Saimir Tahiri, në duar t6ë Drejtësisë ‘pa imunitet’ ka folur ambasadori i SHBA në Tiranë, Donal Lu.

Ai foli edhe pas ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee për çështjen Tahiri.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, tha ambasadori në një aktivitet të këshillit rinor të ambasadës, në fakultetin Juridik.

“Publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen Tahiri. Nëse është pa faj, duhet ta dini, nëse ka faj, duhet të përballet me drejtësinë. Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Jeni duke parë si po shkruhet historia. Në komunizëm dërgoheshin të pafajshëm në burgje”, u shpreh ai.

Ambasasdori amerikan nuk e ka komentuar çështjen deri tani. Ai priti vendimin e parlamentit për të mos autorizuar arrestimi ne ish -ministrit për të shprehur qëndrimin e tij. Prokuroria e kërkoi arrestimin nën akuzat për trafik droge, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal të narkotrafikut dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Emri i Tahirit përmendet në bisedat e grupit mafioz të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Saimir Tahiri u largua nga posti i ministrit të Brendshëm në mars të këtij viti. Në korridoret e politikës flitet se kërkesa për largim erdhi nga seli të fuqishme diplomatike në Tiranë.

Veritas.com.al/