Ambasadori italian Alberto Cutillo ka bërë një deklaratë për situatën politike në vend, teksa tha se është surprizuar nga vendimi i opozitës për djegien e mandateve.
Sipas ambasadorit Cutillo, kriza politike mund të pengojë zgjerimin e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.
“Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për negociatat, prandaj duhet që të ketë një reagim të menjëhershëm. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit.
Maxhoranca duhet të bëjë një hap pas dhe të arrijë një dialog politik, pasi është përgjegjësia e tyre për atë që ndodh në vend.
Që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë që të plotësosh të gjitha kushtet e saj, po të diskutosh lidhur me problematikat që ajo ka ngritur siç është blerja e votave apo korrupsioni, diskutim që do të ishte në interes të vendit”, tha më tej ambasadori.
Veritas.com.al/