Pas shpërnguljes në Shtetet e Bashkuara dhe largimit nga familja mbretërore, princi Harry dhe dukesha e Sussexit, Meghan Markle, janë të detyruar ta paguajnë sigurimin me para të veta. Kështu ka bërë të ditur presidenti i shtetit, Donald Trump.

“Unë jam mik i mirë dhe adhurues i mbretëreshës Elizabeta e Dytë dhe Britanisë së Madhe. Është raportuar se, Harry dhe Meghan, të cilët kanë hequr dorë nga familja mbretërore, do të zhvendosen përkohësisht në Kanada. Ndërsa tani, thuhet se ata janë larguar nga Kanadaja për në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, unë ua bëjë me dije se SHBA-ja nuk do të paguaj për sigurinë e tyre. Këtë gjë duhet ta bëjnë vetë,” shkruhej në mesazhin e Trumpit në Twitter.

Harry dhe Maghan, i janë përgjigjur deklaratës së presidentit të Amerikës, duke thënë se nuk presin që Shtetet e Bashkuara të paguajnë për sigurinë e tyre gjatë qëndrimit në këtë shtet, dhe se kjo pjesë do të financohet privatisht nga çifti.

Para shpërnguljes në Amerikë, çifti i famshëm botëror po jetonte në Kanada, nën mbikëqyrje të sigurimit britanik dhe të shërbimit policor kombëtar të Kanadasë. Çmimi i sigurisë së tyre e kapte shifrën prej miliona dollarëve në vit, dhe ende nuk dihet se kush do ta paguajë këtë shumë të hollash, pas zhvendosjes së dyshes në Shtetet e Bashkuara.

Shumica e njerëzve spekulojnë se Markle, ish-aktorja e njohur për rolin e saj në serinë ”Suits”, do t’i rikthehet rrënjëve të Hollywoodit. Ajo tashmë e ka siguruar një punë si narratore e dokumentari të ri të studios “Disney”, me titull “Elephant”. Filmi pritet të lansohet në platformën digjitale “Disney Plus”, më 3 prill.

 Ky projekt e shënon rolin e saj të parë, prej se dukesha dhe duka e Sussexit, Meghan dhe Harry, zyrtarisht hoqën dorë nga angazhimet zyrtare të familjes mbretërore britanike.
VERITAS.COM.AL