Komandanti më i fuqishëm i ushtrisë së Iranit, General Qasem Soleimani, është vrarë nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara në Irak.

62 vjeçari udhëhoqi operacionin ushtarak Iranian në Lindjen e Mesme si kreu i elitës së Iranit të Forcave  Quds.

Ai u vra në aeroportin e Bagdatit, në krah të milicisë që mbështeste forcat e Iranit, të premnten në mëngjes gjatë sulmit ajror të urdhëruara nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Vrasja e gjeneralit shënon majën më të lartë të përshkallëzimit të tensionit mes Washington dhe Tehran.

Nën lidershipin e tij, Irani kishte përkrahur Hezbollahët në Liban dhe grupet e tjera militante pro- Iraniane, kishte zgjeruar prezencën e ushtrisë iraniane në Siri dhe orkestruar sulmet e grupeve rebele kundër Sirisë përgjatë viteve të luftës civile në Siri.

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se një “hakmarrje e egër e pret Amerikën”.

Ai gjithashtu shpalli tre ditë zi kombëtare.

Lajmi i vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit është shoqëruar me detaje të reja, të bëra publike së fundmi.

Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, që po e merrnin nga aeroporti.

Mësohet se gjenerali i Iranit u bë copash nga predha amerikane dhe se trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza. Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

VERITAS.COM.AL/