Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka harruar dashurinë me VMRO-DPMNE-në, nga koha kur këto dy subjekte ishin në koalicion, pa ministrat e LSDM-së, thotë për gazetën “Lajm”, analisti nga Tetova Arsim Sinani, duke komentuar informacionet se nëse nuk mbahen zgjedhjet më 5 qershor, BDI do të kërkojë kthim të qeverisë me VMRO-DPMNE-në.
“Dashuria është proces i cili ruhet nëpërmes kujtimeve dhe këtë dashuri BDI e ruan në kujtimet e veta në raport me DPMNE-në. Dashuria nuk harrohet por mbahet mend posaçërisht kur interesat ngjizen, atëherë ajo bëhet dashuri e përjetshme si kjo e BDI-së me VMRO-në dhe me dyshen Gruevski-Mijallkov”, ka thënë Sinani.