(FOTO: Angela merkel- kancelare e Gjermanisë në konferencën e Konservatorëve)
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se vitin e ardhshëm do të deportojë 100 mijë emigrantë nga Gjermania. Merkel bëri një kthim shumë të shpejtë mbrapa.
Kancelarja, e cila iu uroi Mirëseardhje “deri mbi limite” emigrantëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika vitin e kaluar, këtë të Shtunë tha: “Nuk mund të ndodhë që të gjithë të rinjtë nga Afganistani të vijnë në Gjermani”.
Merkel tha: “Gjëja më e rëndësishme që do të bëjmë në muajt e ardhshëm është riatdhesimi, riatdhesimi; edhe një herë tjetër, riatdhesim!”.
Momenti kur Merkel nisi të ndryshojë tonet, erdhi dje në konferencën e Konservatorëve në Neumünster, vetëm pak ditë pasi ajo njoftoi se do të kandidojë për mandatin e katërt si kancelare në Gjermani.
Sipas Handelsblatt, zonja Merkel tha se ajo pret deportimin e tretë të emigrantëve, dhe kjo do të bëhet me forcë. Rreth 60,000 emigrantë do të kthehen menjëherë në shtëpitë e tyre sipas programit të kthimit vullnetarisht.
Ndryshimi i Merkel erdhi pasi Partia Kristian Demokrate (CDU) e Merkel kishte rezultatin më të keq të zgjedhjeve në Berlin pak muaj më parë.
Ndërkohë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti që kundërshton emigracionin masiv, po arrin rezultate të kënaqëshme. Kjo parti e re, kundërshtare e Merkel, deri tani ka arritur në 14 përqind të votave në qytete të ndryshëm.
/ Veritas.com.al/