Një burrë i armatosur ka hapur zjarr duke lënë të vdekur 5 persona dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Plymouth të Anglisë.
Policia bëri me dije se 3 femra dhe 2 meshkuj përfshirë kanë mbetur edhe viktima të këtij atentati të enjten në darkë. Të gjithë viktimat mbeten të vdekur nga plagët e marra nga gjuajtjet me armë, por që sulmi nuk ka lidhje me ndonjë akt terrorist, shkruan BBC.
Departamenti i policisë së Devon and Cornëall tha në deklartën e saj se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë 10-vjeçar. Policia ka rrethuar zonën e krimit dhe nuk shikon asnjë person tjetër të lidhur me këtë ngjarje të rëndë.