![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2025/02/800-0-1736413071xrama-752-1.jpg)
Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.
Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.
Shefi i qeverisë ka anuluar inspektimin e aksit rrugor Shirokë-Zogaj, drekën dhe takimin me strukturat në qarkun verior të vendit.
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliaj dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxaj.
Komente