Disa orë pas arrestimit të Fredi Belerit ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Në Twitter ai shkruan se ky ndalim me urdhër të Prokurorisë përbën një sprovë për drejtësinë.
Rama distancohet duke u shprehur se beteja politike e PS me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Himarën nuk ka lidhje me arrestimin.
“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!