Mund të jetë harruar emri i tij që nga koha kur ishte president i ‘bujshëm’ pas Revolucionit ‘portokalli’ në Gjeorgji, por mund të rikujtohet lehtë për vizitën e ij në Tiranë e Durrës para dy vjetësh si këshilltar i qeverisë Rama 1.

Michael Shakasvili, ish president i Gjeorgjisë u arrestua nga Forcat e Sigurisë në Kiev.

Au u ngjit në majë të një godine dhe kërcënois e ‘do të hidhej’ nëse e kapnin, por pas negociatash u dorëzua.

Zëdhënësja e këtij shërbimi, Olena Hitlyanska, i tha Radios Evropa e Lirë se bastisja në apartamentin e Saakashvilit është kryer së bashku me hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Ajo nuk dha detaje për arsyen e bastisjes.

Bastisja u bë dy ditë pasi Lëvizja e Forcave të Reja e Saakashvilit ka organizuar një tubim masiv në Kiev, duke kërkuar shkarkimin e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Protestat fillimisht janë thirrur nga Saakashvili, dikur aleat i Poroshenkos, por atyre u janë bashkuar më pas shumë liderë të partive politike opozitare.

Nga viti 2004 deri më 2013, Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë, ku tani kërkohet nën dyshimet se ka bërë përpjekje të organizojë grushtshtet, pasi ka dalë nga zyra. Saakashvili i mohon akuzat.

Në vitin 2015, ai është emëruar nga Poroshenko guvernator i rajonit Odesa dhe ka dorëzuar shtetësinë gjeorgjiane për të marrë postin.

Megjithatë, Saakashvili ka dhënë dorëheqje në nëntor, 2016, duke thënë se përpjekjet e tij për reforma janë bllokuar nga aleatët e Poroshenkos.

Saakashvilit më pas i është marrë shtetësia ukrainase nga Poroshenko – vendim të cilin Saakashvili e ka sfiduar në gjykatë.

Poroshenko tha se qëllimi i vërtetë i organizatorëve të protestave është të destabilizojnë Ukrainën.

Veritas,com.al/