Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur hetimin ndaj Arron Banks dhe fushatës së tij “Leave.EU” për aktin e dyshuar të kryer gjatë referendumit të BE në vitin 2016.

Mbështetësi i fushatës ‘Leave’ ( dalja nga BE) dhe një tjetër figurë në këtë fushatë, Liz Bilney, i janë dërguar agjencisë nga Komisioni Elektoral.

Zoti Banks, një milioner që dyshohet se ka financuar fushatën ‘Leave EU’, në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar se ka kryer ndonjë veprim të gabuar në lidhje me fushatën e referendumit.

Lëvizja ‘Leave EU’ ishte një fushatë e ndarë nga organizimi zyrtar i votës ‘Leave’.

Veritas.com.al/