Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka folur për vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërisë.

Ambasadori Soreca theksoi se pavarësisht këtij vendimi, asgjë s’ka ndryshuar dhe shqiptarët mund të lëvizin të lirë.

‘Shqipëria i ka plotësuar kriteret sipas KE-së për lëvizjen e lirë në zonën Schengen, tha Soreca.

“Asgjë nuk ka ndryshuar deri në këtë moment, vijon udhëtimi pa viza në zonën Shengen.

Më lejoni që të them që kemi ftuar qeverinë shqiptare që të rrisë bashkëpunimin me Holandën për emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit. Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë ka pasur një progres që prej vitit 2010. Ju e dini që kam qenë në krye të këtij procesi dhe jam i sigurt që Shqipëria do të marrin masat e duhura që të ruhet kjo arritje fantastike”, tha Soreca.

Veritas.com.al/