
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për herë të parë në historinë 113-vjeçare të shtetit shqiptar, drejtësia po vepron e pavarur dhe pa ndikimin e qeverisë. Në rrjet sociale, Rama theksoi se tradicionalisht “shpata e ndëshkimit”, që sipas tij duhet të ishte në dorën e drejtësisë, ka qëndruar në zyrën e kryeministrit që nga viti 1912.
“Shpata e ndëshkimit që duhet të rrijë në dorën e drejtësisë ka qenë në zyrën e të parit të qeverisë që nga 1912. Asnjëherë shpata s’ka dalë nga kjo zyrë. E ka vendosur i pari i qeverisë kush goditet dhe kush jo”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se historia e ndërhyrjes politike në drejtësi ka prodhuar pasoja të rënda: “Prandaj ka pasur edhe kryeministra të vetëvrarë, ministra të pushkatuar, të varur në litarë e të burgosur, por me pëlqimin e të parit.”
Kryeministri u shpreh gjithashtu se hapat që ai dhe Partia Socialiste kanë ndërmarrë për të garantuar drejtësi të pavarur janë të paprecedentë. “Asnjë hap, jo më detit në këmbë, siç i hyra unë me PS”, tha ai.
Sipas Ramës, reforma në drejtësi është një nga arsyet kryesore për të cilën Partia Socialiste do të marrë më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme: “Një nga arsyet pse PS do të fitojë më shumë vota është kjo, për të cilën këneta dhe moçalet mendojnë se nuk duhet të marrin vota, sepse kaq e kuptojnë popullin shqiptar.”
Lobimi 6 mln $ i PD-së në SHBA, Rama: “Patriotike”, u paguan për të pastruar damkën e bufit të kënetës
Rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale këtë të martë, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke komentuar kontratën 6 mln dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA.
Për Ramën, 6 milionë dollarë janë paguar për të hequr non gratën. “Kontratë patriotike dhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të ShBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA? Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se sapo të vinte në pushtet presidenti Trump? Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazmë.
Edhe ai kështu tha, disa patriotë për ato paratë të lidhura me Rusinë. Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë qe të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm. Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar.”, u shpreh Rama.
Komente