( FOTO: Gazetarja Patricia Karvelas)/
-Gazetarja menjëherë mori solidaritetin e shumë kolegeve, të cilat akuzuan stafin e Kryeministrit për nisjen e një protokolli “që dëmtonte lirinë e të veshurit”-
Nga: Gerry Freda/
Autoritetet australiane në këto ditë janë akuzuar nga mediat kombëtare për “fundamentalizem”.
Ajo qe shkaktoi te tilla kritika ka qene vendimi i fundit nga zyrtarët qeveritarë për të “përzënë” nga salla e parlamentit një gazetare te Australian Broadcasting Corporation (Abc), “fajtore” që mban “veshje shumë të shkurtra”.
Gruaja “e larguar” pak ditë më parë nga asambleja legjislative quhet Patricia Karvelas, një kroniste parlamentare në emër të këtij emetuesi.
Sipas rindërtimit të dhënë nga gazetarja, rojet e sigurisë në fakt kane urdhëruar që të largohet nga Dhoma, pasi deklaruan se sapo kishin marrë urdhër “direkt nga stafi i kryeministrit Scott Morrison” për të dëbuar subjektet e veshur “në një mënyrë të papërshtatshme për mjediset institucionale “. Ata pastaj kishin informuar gruan se veshja e saj në atë moment ishte, sipas protokollit të ri të iniciuar nga Kryeministri, “e papajtueshme” me “solemnitetin” e sallës parlamentare. Sipas zyrtarëve, veshja linte krahët e gazetares “shumë të zbuluara” dhe rrjedhimisht shkaktonte “skandal publik”.
Patricia Karvelas u dëbua pra nga asambleja, vendi I saj i zakonshëm i punës, dhe ajo gjithashtu u ndalua që të hynte për një kohë të pacaktuar.
Kronistja e ABC-së ka reaguar ndaj këtij dënimi , duke publikuar ne profilet e saj sociale: mesazhe me sarkazëm ndaj ekzekutivit :
“Protokolli i kërkuar nga kryeministri Morrison është absolutisht qesharak. Nuk kam shkaktuar ndonjë shkelje në solemnitetin e parlamentit. Unë thjesht u prezantova në sallë me një fustan pa mëngë. Asgjë e pahijshme “. Karvelas pastaj pohoi se veshja e saj do të ishte identike me atë që zakonisht vishej gjatë seancave parlamentare nga disa ministre të ekzekutivit aktual australian.
Gazetarja menjëherë ka marre solidaritetin e shume kolegeve. Ata akuzuan stafin e Kryeministrit se kishte promovuar “rregulla të një natyre fundamentaliste”, pasi do të parandalonin përfaqësuesit e shtypit parlamentar te “vishen lirshëm”. Të ballafaquar me ngritjen e protestës, autoritetet kanë vendosur të paraqesin “falje zyrtare” për gruan e dëbuar nga asambleja kombëtare.
Ministri i Mbrojtjes Christopher Pyne shprehu, në emër të ekzekutivit Morrison, “keqardhje të thellë” për sa i ndodhi Karvelas dhe më pas njoftoi një “rishikim të afërt” të protokollit ofendues. Ai më në fund siguroi se ndalimi kundër gruas do të revokohet “në ditët e ardhshme”, në mënyrë që të lejojë që ajo të kthehet në rolin e gazetares parlamentare për Abc.
Veritas.com.al/