(FOTO: Kryeprokurori shqiptar, Llalla në takim me Prokurorin e Turqisë)/

Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka përforcuar deklaratat e kryeprokurorit të Turqisë disa ditë më parë në vendin tonë ku tha që disa nga organizatorët e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, fshihen në Shqipëri.

Edhe Llalla ndan të njëjtin qëndrim, sipas tij ka informacione konkrete mbi këtë fakt.

“Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete”, u shpreh Llalla.

/Veritas.com.al/