Avancon puna për projektin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Marrëveshja e financimit do të kalojë në Kuvend për diskutim.
Linja hekurudhore me gjatësi rreth 120 kilometër lidh Shqipërinë me Malin e Zi.
Linja Vorë-Hani i Hotit është pjesë e Rrjetit Trans-Europian të Transportit të BE-së që përfshin hekurudhat, rrugët ujore të brendshme, rrugët e transportit detar të shkurtër dhe rrugët për të lidhur qendrat urbane, portet, aeroportet dhe terminalet.
Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga jugu në veri./