Raketa që rrëzoi avionin e “Malaysia Airlines” mbi Ukrainë në vitin 2014 i përket brigadave Ruse, thanë hetuesit ndërkombëtarë.

Ekipi i drejtuar nga Holandezët thotë se raketa erdhi nga brigada e 53-të e Rusisë, me bazë në qytetin e Kursk.

Në fatkeqësinë e avionit mbi Ukrainë humbën jetën 298 persona.

Të 298 personat e ndodhur në bordin e avionit ‘’ Boeing 777” vdiqën kur avioni u thye në disa pjesë në mes të udhëtimit nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Avioni u qëllua nga raketa BUK e lëshuar nga rebelët që mbajnë territoret e Ukrainës. Rusia thotë se asnjë nga ato armë nuk u përdor.

Veritas.com.al/