Arsyeja e vrasjes së vajzës së vet dhe burrit të saj natën e Vitit të Ri është gjetur në kërkesën e përhershme të babait shqiptar: ‘Nuk dua të largoheni në një shtëpi larg meje!’. Kështu kishte thënë disa herë para vajzës dhe dhëndrit shqiptari Osman Shaptafaj, që jeton në Australi.

Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe, bashkë me bashkëshortin e saj,  po përpiqej të fillonte një jetë të re larg banesës së babait. Por ëndrra e saj u pre në mes pasi u qëllua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj në prag të Vitit të Ri

Mediat australiane shkruajnë se Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij.

‘Daily Mail Australia’ shkruan se Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj, 55 vjeç. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se zonja Lindita Musai kishte duruar një edukim ‘të vështirë’.

Babai qëlloi me armë zjarri fillimisht të bijën Lindita, ( e cila dha jetë në vend)  e pastaj bashkëshortin e saj Veton Musai, që vdiq në spital.

Ngjarja ndodhi para portës së shtëpisë së çiftit të ri, 29 dhe 25 vjeç, të cilët kishin vetëm një vit që kishin kurorëzuar martesën.

Atentatori Osmanaj pas aktit të kobshëm qëlloi mbi veten, por ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Veritas.com.al/

Osman 2