Protesta e banorëve qe u prishen shtepite ne rrethinat e Tiranes per shkak te sistemimit pas termetit, eshte zhvendosur nga oborri i selsie se Kuvendit, drejt Ambasades se SHBA.

Njeri prej banorëve pjesë e protestës i është drejtuar ambasadores Yuri Kim sapo mbërritën përpara Ambasadës Amerikane duke i thënë se kërkojnë të trajtohen si shtetas amerikanë në Shqipëri dhe se duan të jetojnë me dinjitet.
“Kërkojmë nga ambasadorja Kim që të ketë reflektim nga parlamentarët që marrin ligje të gabuara. Të na trajtojnë njëherë të vetme si shtetas amerikan në Shqipëri, zonja Kim kërkojmë dinjitet, kërkojmë të jemi të denjë edhe ne të themi “o sa mirë me qenë shqiptar” dhe jo “sa mirë me qenë amerikan”. Kërkojmë ndihmën tuaj zonjë. Kërkojmë sërish ndihmën tuaj.”, tha një qytetar.