Një banore nga Kurbini ka hyrë në ambientet e SPAK duke kërkuar drejtësi për një konflikt pronësie që, sipas saj, zgjat prej vitesh. Drane Gjoka akuzon Bashkinë e Laçit dhe kryebashkiaken Majlinda Cara se i kanë përvetësuar pronën. Banorja nga Kurbini shfaqet në video teksa futet në ambientet e SPAK përmes kangjella, ndërsa një polic tenton ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë.

“Ku është kryetari i SPAK. Pse më shtrëngon dorën? Çfarë e ke Majlinda Carën? Më ka marrë pronat, mi ka përvetësuar, mi ka shkatërruar pronat”, dëgjohet të thotë ajo teksa polici tenton ta nxjerrë jashtë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *