Ngjarja barbare ka ndodhur në 5 janar, por krimi është zbuluar dy ditë më vonë. Ishte zhdukur Drita Saliaj, zhdukja ndodhi teksa ajo ndodhej në shtëpinë e saj në fshatin Gjerbës; dhe pastaj asgjë nuk dihej rreth saj. Forcat RENA duke kërkuar për gjetjen e gruas, më në fund zbuluan se trupi i saj i pajetë ndodhej në ujërat e rezervuarit të fshatit, e lidhur me tela.

Vepra kriminale i përket kushëririt të burrit të saj, 16 vjeçarit Luis Salaj dhe dy shokëve të tij. Ata kanë shkuar për të vjedhur në shtëpinë e Dritës, kanë marrë çfarë kanë mundur, kanë hedhur përdhe gjithçka në shtëpi…, por Drita i ka njohur dhe prandaj ata e kanë lidhur, e kanë vrarë dhe e kanë hedhur në ujërat e rezervuarit.

Kjo është ngjarja e tmerrshme.

Familjaërt e Luisit largohen nga shtëpia:

Foto më lart është foto banesës së 16-vjeçarit Luis Saliaj, në Gjerbës, që në bashkëpunim me shokët e tij vrau nusen e kushëririt të babait, pasi shkoi në banesën e saj për ta vjedhur. Gazetari i ‘Neës24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi, që ka shkuar në vendin e ngjarjes, pohon se që prej ditës së djeshme, nëna e autorit të krimit, është larguar nga banesa, ndërsa burri i saj ndodhet në burg.

Në pamjet e publikuara nga ‘BË’ shihet se këtë banesë, shumë pranë asaj të viktimës, nuk lëviz askush, ndërsa dera është e mbyllur. Siç deklaruan edhe më herët familjarët e dy familjeve, mes tyre ka pasur mosmarrëveshje.

Aktualisht Luis Saliaj, Sindi Shehaj si dhe Ervis Zotaj ndodhen pas hekurave, pasi akuzohen se torturuan dhe më pas lidhën dhe e hodhën në rezervuan 50-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Vrasja Ne Mallkaster Flet Burri

I zoti i shtëpisë ndodhej në emigracion, dhe kërkon drejtësi:

Bashkëshorti i Dirta Salajt, Hair Salaj, burri i viktimës, pohoi se kishte tentuar që të fliste me gruan e tij, por kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur në telefon.

Ai tha se kishte ikur në Greqi që në muajin nëntor, ndërsa gruaja, Drita, sipas tij nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim. Mes te tjerash ai shton se lajmin per zhdukjen e gruas ia kishte dhënë vëllai i tij permes nje telefonate.

Cila ishte Drita që mbeti viktimë e barbarisë?

“Zonjë e mirë ishte në shtëpinë e saj, zonjë grua, të mirë si familje, kanë qenë familje e parë, nuk janë trazuar me asnjë. Për këtë veprim që kanë bërë ata të merren masa. Nuk dimë për konflikte”.

Kështu shprehet një banore e fshatit Gjerbës në Mallakastër, ku ndodhi vrasa makabre e 51-vjeçares Drita Saliaj. Banorët kërkojnë që shteti të marrë masa dhe madje kërkojnë dënim me vdekje për autorët.

Drita Saliaj, nënë e dy djemve jetonte e vetme pasi bashkëshorti dhe fëmijët punonin në Greqi. Ajo u grabit nga nipi i burrit, Luis Saliaj, 16 vjeç dhe dy shokët e tij Sindi Shehaj, 16 vjeç dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç.

“Dritën e kisha shumë shoqe dhe ishte përkryer. Pija kafe sa herë. para disa ditëve më erdhi në shtëpi se më kishte vdekur nëna. ishte e malluar për dy fëmijët e saj që i kishte të larguar dhe me dhembshuri jashtë mase. Jetonte vetëm. Ishte e pangatërruar, të gjithë si familje. Veç të mirën, të keqen se bënin kurrë. këtë nuk e priste askush. Ai nipi ishte tip i hedhur që i vogël, tipi i tij. Drita nuk është ankuar asnjëherë. Kishin disa lopë e viça në shtëpi dhe i shitën dhe kanë kujtuar se mos i kishte lekët në shtëpi. Por lekët i mbante i shoqi dhe i mbyllte në bankë dhe ndaj arritën ata e bëjnë këtë që bënë.

Banoret 2

Nuk jemi të sigurt- thonë fshatarët- fajtori ‘të varet që ta shohë populli!’

S’jemi të sigurt, kemi shumë vjedhje dhe nuk jemi të sigurt. Kjo që i ka ndodhur asaj mos i ndodhtë hasmit”, shprehet një banore e fshatit.

“Të varet aty ta shohë populli i tërë ose ta marrin ta hedhin atje ku hodhën Dritën. Nëna jemi vetë, prindër jemi vetë, atë që i ka ngjarë asaj, atje ta hedhin tek u hodhën nusja. Kështu themi”, deklaron një e moshuar.

“Nuk ka pasur kurrë ngjarje të tilla. Djemtë të vrasin, djemtë që ajo nënë i ka rritur në krah. Nuk flas dot se aq më dhimbsen. Nuk di, si mund të themi gjë për këtë rast se ç’kanë bërë këta djem. Ligji thotë janë të vegjël dhe nuk i dënon po aktin pse e kryen kur ishin të vegjël, pse nuk bënë një të mirë por bënë këtë të keqe. Ndaj do i lutemi shumë shtetit dhe ju gazetarëve ndiqeni me vëmendje se nuk ia kemi borxh të na bëjë prapë vaki nesër, shprehet një bashkëfshatare..

Veritas.com.al/