Manifestimi i sindikatës së agjentëve sulmohet nga demonstruesit: arrestime dhe të plagosur.
Nga: Roberto Pellegrino/
Barcelona. Vjeshta e nxehtë e pakëndshme, dje, dha shijen e parë në kryeqytetin e Katalonjës, sapo doli e lumtur dhe e dehur nga festimi i saj kryesor, Mercè,qe feston shenjtoren mbrojtëse.
Dy manifestime, pa pika të përbashkëta, u transformuan në dy falanga të kundërta dhe të papajtueshme: nga njëra anë, agjentët e sindikatës Jusapol të Policia Nacional dhe Guardia Civil që kërkonin në Madrid rritjen e pagave, nga ana tjetër, rreth dhjetë mijë anëtarë të Cdr, Komiteti i Mbrojtjes se Republikës (se Katalonjës) që aktualisht ekziston vetëm në planet e separatistëve – lëvizja indipendentiste e së majtës së dhunshme dhe integraliste, e dale nga Erc, republikanët që hedhin poshtë mbretërinë e Spanjës dhe Madridit.
Të dy kortezhet janë takuar ne lartësinë e Via Laietana, një arterie e rëndësishme për ata që shkojnë në plazhin e qytetit, me trafik si çdo të shtunë turistësh dhe pushuesish. Duket se indipendentistët kanë filluar të lëshojnë objekte të ndryshme mbi agjentët, duke shkaktuar një guerrilje të dhunshme dhe duke provokuar ndërhyrjen e Mossos d’Esquadra, policisë katalanase që dy herë te mira i është dashur për të ngarkuar dhe hedhur gaz urtikant mbi turmën. “Ishin më pak se dy mijë”, tha një agjent qe manifestonte në rrugë për radion Cadena Ser, “por kishin qëllime të këqija, dukej se na prisnin që të na jepnin një mësim”.
Që nga vjeshta e kaluar, nuk rrjedh më gjak i mirë midis qarqeve indipendentiste më ekstreme katalane pas përleshjeve të dhunshme të një viti më parë në hyrje dhe brenda vendeve të referendumit të paligjshëm për pavarësinë e Katalonjes shpallur nga qeveria e mëparshme katalanase, shpërndarë pastaj nga ndërhyrja e ekzekutivit të Mariano Rajoy i cili konstatoi krimet e “mosbindjes”, “rebelimit”, “kryengritjes” dhe “përvetësimit të parave publike”. Në mëngjesin e 1 tetorit 2017, zëvendëskryeministrja Soraya de Santa Maria, urdhëroi Policia dhe Guarcia Civil që të ndalonin votuesit të hynin në votime. Shpërtheu një guerilje e përgjakshme urbane që kurrë nuk ishte parë në Spanjë midis qytetarëve të zakonshëm, duke përfshirë gra të moshuara dhe autoritete. Imazhet e një dhune të pashembullt u përplasën para syve të botës që e shtynë Komisionin Evropian (dhe Kancelaren Angela Merkel) te telefononte Rajoy për të intimizuar ndalimin.
Përleshjet e së shtunës u duken si një ekspeditë pa takt për të “ndëshkuar agjentët e Madridit”. Indipendentistët nuk kanë toleruar qe përqendrimi i policëve që kërkonin më shumë para në pagat e tyre te ishte gjithashtu një homazh i fshehur për përplasjet e 1 tetorit të 2017. Dje ishin gjashtë te arrestuar dhe rreth pesëmbëdhjetë të plagosur.
Vjeshta e nxehtë e shkëputjes është vetëm ne fillim.
Veritas.com.al/