Sapo është mbyllur takimi i delegacionit të Parlamentit Europian me ‘Opozitën e Bashkuar’. Kryetari i PD, Lulzim Basha me sa duket nuk është marrë vesh as me europianët, edhe pse tha se me ta ka folur ‘qartë dhe shkoqur’.
Zgjidhja mbetet vetëm largimi i Edi Ramës!’, ka thënë Lulzim Basha, duke përsëritur për të disatën herë. Mirëpo largimi i qeverisë Rama varet nga zgjedhjet popullore dhe rezultati i tyre, që do të zhvillohen në të ardhmen.
Fjalori dhe nxitimi i kryetarit të PD lanë për të dyshuar se PE nuk mund të pranojë zgjidhje ‘jashtë sistemit dhe institucioneve’. Basha foli me inat se ‘demokracia është shkatërruar.
“Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacionit dhe deziforimi. Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër ose të bëhet njiësh me krimin dhe oligarkinë ose t’u tregojë shqiptarëve se ky sistem ka rënë.
Shqetësim i ndërkombëtarëve është stabiliteti i vendit.
Zgjidhja është largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga për rikthimin e legjitimitetit politik të institucioneve në mënyrë që të zgjidhen nga njerëzit dhe të punojnë për njerëzit.”- tha Basha.
Pyetje: A jeni në përpjekje me maxhorancën për komunikim?
Basha: Nuk ka asnjë komunikim mes meje dhe Edi Ramës, komunikimi i vetëm është ai i shqiptarëve.
Pyetje: A do të pranojë opozita një ndërhyrje të ndërkombëtarëve për një zgjidhje si ajo në 2017?
Basha: Nuk do ketë një tjetër 2017, Edi Rama e mori 2019, Edi Rama e shkatërroi procesin zgjedhor. E vetmja zgjidhje është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën. Të gjithë këta që janë kapur nga Damian Gjiknuri, Taulent Balla, Dako janë kapur duke vjedhur vota dhe duhet të shkojnë drejt drejtësisë.
Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë dhe zbarkoi sot në Tiranë. Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.
Veritas.com.al/