“Duhet të mbrojmë vendin, qytetarët e Kushtetutën”. Kështu ka deklaruar kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-grupit parlamentar, Kolegjit të kryetarëve dhe kryetarët e bashkive. Gazetari Klajdi Bodlli referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se Basha tha se opozita është në të drejtën e saj për t’u përgjigjur.

“Edi Rama na ka shpallur lufte. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, mësohet se ka thënë Basha.

Veritas.com.al