Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh të mërkurën, 13 shtator, për herë të parë kryesinë e re, të ‘pastruar’ nga grupi ‘Bardhi’. Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj.

Për herë të parë në kryesinë e PD futen emra si Xhemal Bushati, i zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar, apo Gjergji Hani, ish-rivali i Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike.

Kryesia e re u zgjodh më 9 shtator dhe la jashtë të gjithë deputetët, me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun në krye që kundërshtuan kthimin e Bashës në krye të PD.

ANËTARË TË ZGJEDHUR

Agron Kapllanaj
Andia Ulliri
Anton Koka
Azgan Haklaj
Enriketa Papa
Eralda Tase
Fitim Zekthi
Gazmend Koduzi
Marinela Ziu
Mateo Spaho
Merita Bakiu
Myzafer Elezi
Oriela Nebiaj
Pëllumb Seferi
Selaudin Jakupllari