Kryetari i PD në opozita, gjatë takimit për përgatitjen e një sulmi tjetër në protestën e 13 prillit në Tiranë, ka deklaruar se ‘jemi de facto maxhorancë’. Këtë të dhënë e ka marrë nga çfarë kanë thënë të huaj dhe vendas.
Basha mësohet të jetë shprehur kështu në këtë mbledhje: “Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për ta patur pjesëmarrjen edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare”.
“Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi “de facto” shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj.
Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme.
Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, deklaroi Basha.
Veritas.com.al/