Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Fierit ku mori pjesë në konventën e FRPD-së . Duke folur para të rinjve Basha tha se sot Shqipëria po kërcënohet nga një tjetër diktaturë.
“Sot një tjetër diktaturë kërcënon shqiptarët, rrezikon, ndrydh, shkatërron të ardhmen e tyre, të sotmen e tyre. Kjo është diktatura e krimit, kjo është diktatura e korrupsionit, kjo është diktatura e papërgjeshmërisë, e arrogancës, e harbutërisë dhe e batërdisë që e ka emrin Edi Rama dhe Ilir Meta. Siç raportonte sot media më prestigjioze në botë, BBC shqiptarët kanë ngritur gishtin dhe fajësojnë Edi Ramën njësoj siç fajësonin Enver Hoxhën. Dhe ky nuk po i lë gjë mangut me kërbaçin e ngritur dhe trajtimin e sipërmarrjes si armike. Nuk po i lë gjë mangut me përbuzjen dhe rishpronësimin e pronarëve. Nuk po i lë gjë mangut me shkeljen dhe burgosjen e të përndjekurve”, u shpreh kryetari i PD-së.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 8 dhjetorit për të ndalur keqqeverisjen dhe për të larguar Ramën dhe hajdutët e kësaj qeverie nga pushteti./LAPSI.AL/