Prova është e dyfishtë: Është Basha realisht njeriu që drejton PD-në, apo jo? Nëse është ky, atëherë i kërkohet të mos nxisë konflikt dhe dhunë mbi zgjedhjet në 30 qershor. Prova tjetër, para aleatëve perëndimorë: Do të ndjekë linjën perëndimore, apo drejtimin nga Moska?

Pas të ngarkuarës  të ambasadës së SHBA, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha është parë të hyjë, ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Takimi me kreun e PD, vjen vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, pas takimit me zyrtaren e SHBA, Basha u shpreh i vendosur se zgjedhje nuk ka.

“Nuk do te lejohen. Nuk do te pranohen, nuk do te njihen.  Me shfuqizimin e 30 qershorit nga presidenti, çdo aktivitet është i paligjshëm. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, por është koha kur Edi Rama do te përpiqet t’i ktheje shqiptaret ne kohen e votimeve një partiakë. Unë nuk kam komentuar asnjëherë takimet me ambasadoret, nuk kam për ta bere as tani”- tha Basha.

Veritas.com.al/