Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD Shkodër. Ai u prit nga kreu i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, dhe ish-kandidati për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se ai e dha dorëheqjen edhe mbajti përgjegjësin për gabimet e tij, ndërsa shtroi pyetjen se kush do e bëjë të njërën gjë Berisha. Ai tha se Berisha për interesat e tij familjare ka nxitur dhunën dhe përçarjen në parti.

Lulzim Basha e quajti vendimin e Gjykatës i cili njohur Komisionin e Rithemelimit, ilegjitim, duke u shprehur se drejtësia do e nxjerrë zbuluar paligjshmërinë e këtij vendimi.

“PD është në një krizë për shkak të propogandës që po bëhet. E ardhmja ime është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari, të qëndrojmë fort për vlerat e parimet. Kam bërë shumë gabime por jo faj. Shqiptarët jetojnë në skllavëri moderne dhe mposhtja e sistemit është qëllimi kryesor,” tha Basha.

Lulzim Basha shënjestroi drejtpërdrejtë Berishën, duke u shprehur se PD nuk ecën dot përpara me të.

“PD nuk bën dot para me ‘Non-Gratat’ dhe propogandën, pa e parë të vërtetën në sy. Me 6 mars propaganda dhe regjimi mund të kenë sjellë blerjen e votave për shkak të varfërisë,” u shpreh ai.