“Koalicioni i PD duhet të mbushë dy vlera, që t’i përballet alternativës sonë, të dhënies pushtet qytetarit, përmes rritjes së përgjegjësisë dhe transparencës të partive politike. Të një sërë çështjes që do të jenë objekt diskutimi. Pyetja është nëse a është Meta për krimin dhe korrupsionin? Por ai qeveris me Ramës. Duhet të përmbushë kushtet tona. Duhet të kthejë besim dhe shpresë tek qytetarët që e kanë humbur” – tha mbrëmë, e Martë, zoti Basha në një emision televiziv të News 24.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish për marrëdhëniet e tij me kreun e LSI-së Ilir Meta. Sipas tij Meta tregoi një rol për tu përshëndetur gjatë negociatave për ndryshimet kushtetuese. Ai thotë se nuk ka pasur një takim me të në sallën e pritjes në Rinas.
Pyetjes nëse do të ketë një koalicion me Ilir Metën ai nuk i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Kreu i PD-së tha se mediat i kanë dhënë një ushqim të panevojshëm kësaj çështjeje.