Ka pak muaj që kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shpallur publikisht se në krimin e koduar “Tyoyta Yaris’ është i përfshirë edhe deputeti dhe kryetar i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.
“Toyta Yaris’ ka marrë këtë emër për shkak se në Portin e Durrësit, në 2018, u kap një makinë e këtij tipi, me rreth 3.4 milionë euro që vinte nga jashtë vendit.
Deputeti Socialist, menjëherë pas deklaratës së Bashës ( që sot rezulton shpifje) ka deklaruar se ai nuk kishte gisht në këtë aferë kriminale dhe se do të padiste Lulzim Bashën.
Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri deputeti Taulant Balla në lidhje me akuzat e liderit demokrat për “Toyota Yaris” që u kapën në Durrës kur tha se i përkisnin kreut të grupit parlamentar të PS. Deputeti socialist pas vendimit tha për mediat se ky është një vendim historik.
‘Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. “Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhorancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla foli dhe për 21 janarin e 2011 në 8-vjetorin e asaj dite. “Të jeni të sigurt që ai krim do hetohet dhe fajtorët do dënohen”, tha deputeti i PS.
Veritas.com.al/