Tre orë pasi ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman ishin në zyrën e Lulzim Bashës, ka ardhur edhe një reagim nga opozita për Reformën Zgjedhore.

Përmes një deklarata, ajo kërkon që Këshilli Politik të mblidhet nesër në orën 17:00. Sipas opozitës, ky takim do të mbahet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur konsensus.

Edhe pse nuk dihet ‘mesazhi’ që SHBA, BE dhe Britania e Madhe i kanë çuar sot Bashës, ky reflektim vjen pas dështimit të djeshëm të tryezës.

Më herët, ambasadorët kanë bërë thirrje për vijimin e tryezës, por edhe për të mos vendosur parakushte për Reformën Zgjedhore.

Veritas.com.al/