Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimin ‘me popull’ me qytetarët në Berat. Gjatë fjalës së tij, Basha i ftoi qytetarët e Beratit të marrin pjesë në protestën e 16 marsit, pasi sipas tij, kjo qeveri e korruptuar dhe e lidhur me krimin i ka ditët e numëruara.

Basha u shpreh se PD është në këtë betejë për ndryshim dhe jo për pushtet.

“Qeveria është kapur në afera të tmerrshme korruptive siç është ajo e Unazës së Tiranës. Rama vjen në pushtet me krimin, ju vjedh dhe më pas thotë mos flisni. Edi Ramës i kishte mbetur vetëm një vegël për të qeverisur, propaganda. Në 16 shkurt ju ja thyet këtë vegël. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në Evropë nuk shkohet me krimin dhe me Shqipërinë si Kolumbia. Nuk shkohet në Evropë me politikanë që vjedhin. Nuk pranojmë që truri i këtij vendi të largohet dhe të ikin si klandestinë.

Veritas.com.al/