Kreu i opozitës, Lulzim Basha denoncoi nga selia e PD-së dhunën e ushtruar nga policia ndaj Sekretarit Organizativ të kësaj partie, Sait Dollapi. Ai bëri thirrje para turmave të mbetura pas luftës 4 orëshe, që të drejtohen drejt zyrave të Policisë për të liruar sekretarin e tij të përgjithshëm.

“Me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme. Është shoqëruar në drejtorinë e policisë. Ju bëj thirrje gjithëve ju që të na ndiqni në drejtim të Policisë së Tiranës”, tha Basha.

Në këto momente protestues ndodhen të egërsuar rreth selisë së Policisë së Tiranë; por edhe Policia ka ka bërë përforcimet e duhura.

Veritas.com.al/