Sot do t’ju prezantoj një tjetër zhvillim skandaloz: Vangjush Dako është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe të blejnë votat për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, tha kryetari i PD, Basha, në një bisedë për shtypin
“Shërbimet inteligjente, duke përfshirë ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil, Vangjush Dakon, duke bërë pazare në telefon”, tha.
“Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako ju premton kriminelëve tenderë. Janë miliona euro që Vangjush Dako iu ka premtuar kriminelëve vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtet për Partinë Socialiste”.
Këtë fakt e di Gjushi po dhe mentori i tij Edi Rama. Ndaj ata ndërhynë fuqishëm për të larguar prokurorin që po merrej me këtë aferë kriminelë- shoi Basha.
Veritas.com.al/