
Kolegji Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë.
Më parë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së vendosi e shumicë votash për rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës.
Nuk ka një deklaratë që bën me dije nëse kutia rezultati i kutisë është shpallur i pavlefshëm, por është njoftuar vetëm përsëritja e procesit.
Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV, është vendosur përsëritja e procesit.
Kujtojmë se kandidati i Partisë Socialiste fitoi në këtë bashki me një diferencë prej vetëm 21 votash nga kandidati i “BF”.