Britania e madhe është e gatshme të dërgojë mijëra ushtarë në Ukrainë për një mision paqeje afatgjatë, me angazhimin për të qëndruar atje për sa kohë të nevojitet në koordinim me aleatët perëndimorë. Këtë e tha kryeministri Keir Starmer. Qëllimi sipas tij, do të jetë të garantohet armëpushimi dhe parandalimi i një agresioni të ri të Rusisë.

Të përfshira në plan janë gjithashtu vende si Franca, Turqia, Kanadaja dhe Australia ndërsa shtete të tjera do të kontribuojnë me mbështetje logjistike dhe furnizime me armë. Siç raporton e përditshmja “The Times”, krerët ushtarak të koalicionit të vullnetarëve do të mblidhen të enjten në Londër për të diskutuar me detaje dislokimin e forcave qe mund të arrijnë deri në 30 mijë trupa.

Ndërkohë në prag të takimit të ministrave të jashtëm të bllokut lidhur me luftën në Ukrainë, shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas tha se kushtet e vendosura nga rusi për armëpushimin në konfliktin me Ukrainën tregojnë se Moska nuk e do me të vërtetë paqen.

“Ne i mirëpresim bisedimet në Xhedah lidhur me luftën në Ukrainë dhe tani duhet të shohim se topi është vërtet në fushën e Rusisë dhe çfarë kushtet ata po paraqesin. Kjo do t’i japë përgjigje edhe pyetjes nëse ata duan paqe. Kushtet qe kanë paraqitur deri më tani, tregojnë se ata nuk duan me të vërtetë paqen. Ata po paraqesin si kushte e të gjitha objektivët përfundimtar që duan të arrijnë më luftën”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *