Ursula Von Der Leyen, Presidentja e sapo zgjedhur e Komisionit Europian për një  mandate të dytë ka deklaruar se në ekipin e saj do të ketë një komisioner i cili do te fokusohet vetem ne  zgjerimin e Unionit.

Nje vendim i tille nga Organi Ekzekutiv i Uninit 27 anetaresh eshte nje sinjal pozitiv qe tregon se 2030 mund te jete nje afat real i zgjerimit te Bashkimit Europian.

Von Der Leyen e cila e ka bërë të qartë se procesit të zgjerimit duhet ti kushtohet një rëndësi dhe kujdes I veçantë do të ndryshojë detyrat e Komisionerit për Zgjerim i cili deri më tani më shumë se zgjerimin në fokus ka pasur fqinjësinë e mire mes vendeve anëtare dhe jo vetëm.

Hera e fundit kur Komisioni Evropian ka pasur komisioner vetëm për zgjerim, ka qenë gjatë mandatit të parë të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Jose Manuel Barroso, nga viti 2004 deri në vitin 2009. Atëkohë, këtë rol e ka pasur komisioneri Olli Rehn. Më pas, për tri mandate radhazi të Komisionit, komisioneri për zgjerim ka qenë i angazhuar edhe me politikën ndaj fqinjëve.

Zgjerimi I BE me anetare te rinj brenda vitit 2023 ishte nje deklarate qe per here te pare u be nga Presidenti ne Largim i Keshillit Europian, Charles Michele.

Aktualisht janë 9  vende të cilat kanë marrë statusin  e vendit kandidat ku prej tyre 5 në Ballkanin Perëndimor sic eshte Shqiperia, Mali i Zi, Sebria,  Maqedonia e Veriut si dhe Bosnje Hercegovina. Ne Europen Lindore  pjese e procesit te zgjerimit jane Ukraina, Moldavia dhe Gjerorgjia ndersa vendi i 9 ne kete liste eshte Turqia. Vala e fundit e zgjerimit te Bashkimit Europian ishte me nje shtet te vetem, Kroacine  e cila u be anetare ne vitin 2013.  Dicka e tille tregon ne fakt edhe nje element tjeter te rendesishem, qe anetaresimet deri ne vitin 2030 mund te behen te ndara.

Nese me heret shihej zgjerimi i gjithe Ballkanit Perendimor me prioritet zgjedhjen e mosmarreveshjeve me fqinjet, sot kjo nuk duket me nje kusht. Thjesht kush do plotesoje detyrat, do integrohet. Ky  duket se eshte nje sinjal pozitiv per Shqiperine, se ciles nuk do ti duhet me te jete ne nje liste me Maqedonine e Veriut  apo te prese qe Kosova dhe Serbia te gjejne marrëveshje duke kushtezuar keshtu integrimin e gjithe rajonit.

Bashkimi Europian ka theksuar pergjate viteve te fundit se zgjerimi me shume sesa nje premtim eshte edhe nje nevoje e Brukselit Zyrtar duke pare zhvillimet e fundit gjeopolitike. Diplomatet e Unionit 27 anetaresh kane deklaruar se nese ka vullnet politik mes paleve viti 2030 eshte nje afat mese real, por ne te njejten kohe Bashkimi Europian ka bere thirrje gjithashtu qe vendet me statusin e kandidatit te pershpejtojne procesin e tyre te refoormave qe do te sillnin edhe mbyllje te shpejte te kapitujve te anetaresimit.