GJERMANI– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa mori pjesë në një panel me temë “Zgjerimi i BE”, u shpreh se Evropa duhet të lëvizë me shpejtësi në dy drejtime kryesore, të forcohet në ushtri dhe në fushën e ekonomisë.
“Shqipëria ka qenë gati që të pushtohet nga amerikanët dhe evropianët, por problemi është se asnjëri nuk na pushton. Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, të jetë më e fuqishme ushtarakisht dhe më e fuqishme ekonomikisht. Më e fuqishme në të gjitha fushat, që lidhen me të ardhmen”, tha ai.
Më tej, Rama theksoi se Bashkimi Evropian ka shumë nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ky zgjerim është trajtuar si një lloj bujarie, BE ka nevojë për ne, më shumë se sa kemi nevojë ne për ta, kur them ne, nuk po flas vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të gjitha ata vendet që nuk janë jashtë BE. Ne jemi mësuar të mbijetojmë. Çfarëdo që të ndodh. Amerika pa Europën është një ishull, Evropa pa Amerikën, është një gadishull”, tha Rama
Komente