Lidere e Partisë djathtiste ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD), zonja Von Storch, e cila ishte surpiriza e zgjedhjeve në Gjermani, duke hyre ne Parament me 12 përqind, dha një intervistë ekskluzive për Breitbart News.  Gazetari e pyeti:

‘Media mainstream e kanë etiketuar AfD-në si parti “e të djathtës ekstreme”. A është ky një përshkrim i saktë?

Von Storch:

Është ironike, por shumë politika, pozicione dhe vlera të ekspozuara së fundmi nga AfD, kanë qenë të mbështetura nga Angela Merkel dhe Partia e saj ‘Christian Democratic Union’ (CDU/CSU). I

Në realitet, nuk është AfD që është “e djathtë ekstreme” por është Merkel që e çoi CDU/CSU në të majtë.

Fillimisht Merkel, CDU/CSU, nuk konsideronin si mëkat vlerat tradicionale të familjes dhe patriotizmin. Atëherë ata ishin kundër emigracionit masiv, kundër martesave gay dhe shteësisë së dyfushtë.

Por është Merkel që adaptoi politika të majta si “tranzicion energjik” dhe hapjen e kufijve.

Merkel largoi konservatorët, kristianët dhe libertarianët nga CDU/CSU dhe i la ata pa shtëpi. Ata u detyruan të gjejnë shtëpi në FDP në 2009, por edhe  FDP dështoi dhe u shpqrnda.

AfD mbushi pikërisht këtë boshllëk dhe iu dha konservatorëve, kristianëve, dhe libertarianëve një shtëpi për alternativën e tyre politike për të cilën po kërkonin. Në këtë kuptim, ne mbajmë disa krahasime me PArtinë Republikane të Shteteve të Bashkuara; me të cilën ne sollëm në AfD një sëri fraksionesh, si kristianë, konservatorë dhe libertarianë.

Veritas.com.al/