Ish-lideri i PD, Sali Berisha tha në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare se bashkëpunimi mes PD dhe LSI në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Rama.
Bersisha: Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Ramës. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti.
Tare: A ka nevojë për këshilla zoti Basha?
Berisha: Çdo njeri ka nevojë për këshilla. Këshilla ime nuk mungon kurrë në rastet kur ma ka kërkuar.
Tare: Për protestën e 27 janarit të ka kërkuar ndihmë?
Berisha: Ndihmë jo, por unë e mbështes këtë protestë.
Tare: Çfarë do ta bëjë të jashtëzakonshme?
Berisha: Do të jetë multidimencionale. Rama do të shohë vështirësi atë ditë. Aty ka një taktikë që do ta përcaktojnë drejtuesit e protestës.
Veritas.com.al/