Gazetarët e kanë ‘gjuajtur’ zotin Sali Berisha sapo ka dalë nga dhoma e votimit për kryetarin e PD. Pyetja që i kanë bërë nuk ka pasur nevojë për shumë fantazi, sepse është një pyetje që bëhet edhe nëpër bare dhe kafene, rëndom.
Pyetja e gazetarëve është: “A do të ktheheni në krye të PD, zoti Berisha?”
Ish kryetar i PD dhe ish- kryeministër, zoti Berisha, iu ka thënë gazetarëve se “nuk ka rikthim” të tij në PD.
Ai ka thënë se ‘përpiqem nga mëngjesi në darkë të luftoj Ramën he pasardhësin e tij, por kurrë nuk do të ndërhyj në punët e brendshme të PD”- ka thënë ai.
A më pyesin liderët e PD?- ka bërë pyetje retorike zoti Berisha. “Po, më pyesin, më ka pyet Basha, Patozi, Selami dhe u kam thënë mendimet e mija me sinqeritet…”.
Dhe e ka mbyllur bisedën duke thënë se “nuk kam ndërmend as të qëndroj dhe as të angazhohem”.
Veritas.com.al/