Zoti Berisha, ish president dhe ish kryeministër i Republikës, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në programin ‘ Opinion’ të Televizionit Klan.

Ai u pyet kryesisht nëse PD do të ulet në dialog me kryeministrin Rama- sipas ftesës së kryeministrit, apo jo. Berisha përjashtoi çdo dialog të PD me kryeministrin.

Një asopekt tjetër për të cilin u pyet Berisha ishte dhuna e opozitës, si do të ndalohet populli të shkojë në zgjedhje? Ai u përgjigj se ‘ zgjedhjet do të bllokohen me çdo mjet”. Përdori një fjalor që nga ‘ mosbindja civile deri te ideja për të ‘ shqyer’ kryeministrin. I pyetur nëse mendon se do të ketë përplasje civile në 30 shtator, Berisha u përgjigj: ” Absolutisht po!’

30 qershori dhe gërmadhat e kësaj date

Gazetari Vangjeli e pyeti se çfarë do të lindë mbi gërmadhat e luftës civile.  Berisha u përgjigj se ‘ mbi gërmadhat do të lindë vota e lirë!”

Gjithë epiqendrën e diskutimit, ish kryeministri e drejtoi kundër kryeministrit Rama, për të cilin përsëriti edhe një herë se ‘ snaiperët kishte te koka’  ditën kur protestoi në bulevard në vitin 2011.

“Rama ka ditë të vështira përpara dhe rruga për zgjedhje të lira do të hapet me çdo çmim”, deklaroi ish kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

I pyetur nga gazetarët nëse kryeminsitri Rama do të shkojë në zgjedhje, Berisha tha po, por i bëri të qartë se ‘ e presin ditë të vështira’ .

Paralajmërohet ekzekutimi i Ramës para 30 qershorit:

“Rama do shkojë në zgjedhje, nëse arrin të shkojë, pasi ka ditë të vështira përpara. Betja është shumë e ashpër, opozita është zotuar që nuk do ketë zgjidhje. Unë nuk mund të them skenarët, ata do të përpunohen javën e fundit. Rrezikohet plotësisht përplasja civile. Ne jemi vend që vuajtëm 45 vite në diktaturë. Çdo variant tjetër përveç diktaturës është i pranueshëm. Edi Rama ka zgjedhur 30 Qershorin për të varrosur pluralizmin. Ja, tha ai, nuk ka zgjedhje demokratike, pse nuk kupton ai, i etur në mënyrë paranojave për pushtet.

Berisha, deklaroi se shqiptarët meritojnë të jenë të lirë dhe e paralajmëroi qeverinë se opozita do jetë intensive.

Opozita është vendosur në një ‘ kamp’  lufte, sipas Berishës.

“Sigurisht që opozita është në kamp dhe unë ju garantoj që opozita do të jetë shumë intensive sepse ajo se përmban dot, sepse ka një zemërim të fuqishëm. Shqiptarët meritojnë të jenë të lirë. Rruga për zgjedhje të lira do të hapet me çdo çmim. S’është për pushtet është për votë të lirë”.

Veritas.com.al/