“Një zonjë shtroi me të drejtë problemin sesi ajo priti shpalljen non grata nga Britania. Nuk doja që në këtë takim të ndalem në këtë problem, por meqë jam do them dy fjalë. Çfarë është kjo? Dëshmi më flagrante e bashkëpunimit të korrupsionit shqiptar dhe ndërkombëtar. Kjo është dëshmia më flagrante sesi një qeveri e korruptuar në çdo qelizë korrupton një ambasador. Këto që ju them këtu do ua faktoj, tani disponoj dosjen, sesi një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm”, theksoi Berisha.
“Kjo do të thotë se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar për mbrojtjen e saj duke luftuar anti-korrupsion. Në 98 vite s’kam bërë gjë tjetër veçse luftuar korrupsionin e qeverisë. Kjo dëshmon s enë çfarë situata katastrofale është ky vend. Sa jetike është ndërhyrja e çdo shqiptari për të shpëtuar këtë vend”, tha Berisha.