Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend, ku do të diskutohen dhe miratohen miratuar disa projektligje të rëndësishme, siç është ai për noterin, për regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.
Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pas më shumë se 4 muajsh jashtë tij, duke bërë ‘Foltore’ kundër Lulzim Bashës.
“Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Dhe në një fare mënyre ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Rikthehem në respekt të popullit. Por për ata që janë aty, nuk meriton që të qëndrosh as 4 minuta.”, tha Berisha.
Ndërkohë, Lulzim Basha është larguar nga seanca.
Përplasja partriake ne seli dhe ne rruge Berisha-Basha ka shkuar edhe në Kuvend.