Kështu është shprehur ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të shtunën e 18 dhjetorit, duke e cilësuar këtë si “mesazh ndaj forcave konservatore”.
Pas votimit në ambientet e lokalit pranë kësaj Ambasade, Berisha tha se “nga ky Bar i vogël këtu i dërgohet një mesazh forcave konservatore në Evropë e SHBA”, tha ai.
Për referendumin e iniciuar nga vetë ai, Berisha tha se “anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng”, e sipas tij, “pësoi metamorfozën më fatale”.
Ndërsa para votimit, Berisha tha se, protestën së hënës pasdite, te Kryeminsitria, ai po e mbledh “në cilësinë e sovranit”.
Sipas tij, kjo protestë do jetë edhe kundra ‘Ballkanit të Hapur’, duke e cilësuar si “aleancë kundër interesave jetike të shqiptarëve, që po nxit destabilizimin”.
Më herët, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar se po vijon normalisht procesi i votimit për referendumin.
Po ashtu, bëhet me dije se, janë hapur të gjitha qendrat e votimit, pra 106, në mbarë vendin, ku delegatët po votojnë për shkarkimin ose jo të Bashës.
Sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur në orën 8:00 të 106 Qendrat e Votimit.
Sot, 18 dhjetor, fokusi i demokratëve do të jetë në tri drejtime kyçe: atë të vendimmarrjes mbi situatën e PD-së, miratimit mbi Aksionin Politik, si dhe shpalljen e një platforme qytetare për demokraci.
Pse ky Referendum sot?
Replikat midis Bashës dhe Berishës kanë filluar që prej muajit shtator.
Kryetari Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar Berishën më 9 shtator.
Pas kësaj do të niste një lëvizje brenda demokratëve, të cilën Berisha do ta cilësonte fillimisht si “statutore”.
Më pas, ai ndërmori një seri foltoresh, derisa arriti në dorëzimin e 4 mijë e 200 firmave, dhe mblodhi Kuvendin e tij.
Por, nga ana tjetër, lideri i PD-së ka thirrur “Kuvendin e vërtetë” dhe legjitim të PD-së, duke mos njohur atë të Sali Berishës. Shpesh, në daljet publike, Basha e ka konsideruar Kuvenddin e 11 dhjetorit si nje ‘tubim’.
Ndërkaq, këto shtatë ditë ndërmjet dy kuvendeve të thirrura nga një lider dhe ish-lider, kanë qenë të mbushura me akuza dhe kundërakuza, që shpesh kanë çuar edhe në përplasje verbale mes mbështetësve