Takimi midis Berluskonit dhe Kryeministrit Hungarez në Pallatina Grazioli: “FI do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë që Orban të mos largohet nga familja e PPE”
Nga: Giorgia Baroncini /
Një ballafaqim “mbi temat kryesore të politikës italiane dhe ndërkombëtare“.Ka përfunduar në mënyrë pozitive takimi midis presidentit të Forza Italia, Silvio Berlusconi dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Palazzo Grazioli.
Të dy liderët u përqendruan kryesisht mbi rolin e Fidesz në Partinë Popullore Evropiane (EPP). “Berlusconi ka uruar qe mund të gjendet një pikë takimi midis pozicioneve të ndryshme: Forza Italia do të vazhdojë të impenjohet në mënyrë që Viktor Orban të mos largohet nga familja e Partisë Popullore Evropiane dhe kërkoi nga Fidesz të dërgojë sinjale pozitive“, lexohet ne një notë shpërndare në fund të takimit.
Dje Partia Popullore Evropiane “vendosi të zgjasë pezullimin e Fidesz“, partia e drejtuar nga kryeministri Orban, nga vetë PPE. “Marrëdhënia e ardhshme varet nga zhvillimet në Hungari: nuk mund të ketë kompromise mbi vlerat evropiane dhe te PPE,” kishte komentuar Siegfried Muresan, zëvendes presidenti i PPE dhe eurodeputet në Twitter. Dhe kështu lideri i Forza Italias e ka vendosur veten si ndërmjetës. “Nuk kam arsye të dyshoj në qëllimet e mira të Berluskoni dhe kolegëve të tjerë. Disa nga kolegët tanë janë më tolerantë me Orban dhe Fidesz. Ok,mund ta pranoj, por nuk e ndryshoj mendimin tim,” tha presidenti i PPE, Donald Tusk, në përfundim të asamblesë politike në Bruksel.
Pasi u prit nga Kryeministri Conte dhe u takua me lideren e FdI Giorgia Meloni, Orban bisedoi me Berlusconin në Palazzo Grazioli. Në takim morën pjesë gjithashtu Antonio Tajani, zëvendespresidenti i Forza Italias dhe zëvendespresident i PPE-së, dhe Valentino Valentini, përgjegjës për politikën e jashtme të Forza Italias.
Gjatë drekës, presidenti i FI dhe kryeministri hungarez “u përballën mbi çështjet kryesore të politikës italiane dhe ndërkombëtare – lexohet ne një notë -. Ata folën për emergjencën sanitare të shkaktuar nga përhapja e Coronavirusit, te situatave në Ballkan në funksion të një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Evropian dhe luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar nën dritën e atentateve të fundit dhe rrezikut të një valë të fortë emigracioni nga brigjet e Afrikës së Veriut “. Pastaj diskutimi mbi rolin e Fidesz në Partinë Popullore Evropiane me Berluskonin i cili “uroi qe mund të gjendej një pikë takimi midis pozicioneve të ndryshme dhe i kërkoi Fidesz të dërgonte sinjale pozitive“.
Pas Asamblesë Politike në Bruksel, PPE do të mblidhet përsëri në Salzburg në 6 dhe 7 shkurt: Presidenti Donald Tusk dhe krerët e delegacionit do të takohen për të koordinuar dhe diskutuar përparësitë e Partisë Popullore Evropiane.
VERITAS.COM.AL