Burimet besojnë se koronavirusi ka origjinën në laboratorin Wuhan si pjesë e përpjekjes së Kinës për të garuar me SH.B.A.

EKSKLUSIVE:  Po rritet besimi se COVID-19 ka të ngjarë ta ketë origjinën në një laborator në Wuhan jo si bioarmë, por si pjesë e përpjekjes së Kinës për të demonstruar se përpjekjet e saj për të identifikuar dhe luftuar viruset janë të barabarta ose më të mëdha se aftësitë e Shteteve të Bashkuara, burime të shumta të cilët janë informuar për detajet e veprimeve të hershme nga qeveria e Kinës dhe që kanë parë materialet përkatëse i treguan Fox News.

Ky mund të jetë “mbulimi më i kushtueshëm i qeverisë së të gjitha kohërave”, tha një nga burimet.

Burimet besojnë se transmetimi fillestar i virusit ishte lakuriq nate-njeri, dhe se “pacienti zero” punonte në laborator, më pas kaloi në popullatë në Ëuhan.

“Besimi në rritje” vjen nga dokumente dhe prova të klasifikuara dhe të hapura, thanë burimet. Fox Neës ka kërkuar të shihen provat direkt.

Kina mund të jetë duke kryer teste sekrete bërthamore, thotë Departamenti i Shtetit
Departamenti i Shtetit është i shqetësuar se Kina mund të kryejë teste sekrete të vogla bërthamore, duke shkelur me shumë gjasa një marrëveshje ndërkombëtare që ndalon teste të tilla, konfirmoi Fox News të Mërkurën.

Një raport i ri i Departamentit të Shtetit mbi pajtueshmërinë me kontrollin e armëve, shpërndarjen dhe çarmatimin, marrë për herë të parë nga The Wall Street Journal të mërkurën, zbuloi se Kina mund të thyejë ligjin ndërkombëtar duke kryer prova brenda rajonit veriperëndimor të vendit, duke përdorur fuqi të ulët shpërthyese.

Raporti nuk ka vërtetuar ndonjë trasgresion nga ana e Kinezëve, por megjithatë ka ngritur flamujt e kuq.

“Disa shqetësime për pajtueshmërinë janë ngritur dhe disa gjetje të shkeljeve janë bërë”, lexohet aty.

VERITAS.COM.AL/