Çështje orësh.
Sipas faqes së informacionit politik “Axios”, disa liderë demokratë mendojnë se presioni i vazhdueshëm të cilit i është nënshtruar Joe Biden prej ditësh është gati të japë fryte: presidenti mund të shpallë largimin e tij edhe gjatë fundjavës, duke errësuar valën e gjatë të fjalimit të Donald Trump për pranimin e kandidaturës.
Pasi u sëmur me COVID, presidenti mund të justifikojë braktisjen e tij për arsye shëndetësore.
Dhe me izolim në shtëpinë e plazhit në Delaware, mund ta tresë zgjedhjen larg vështrimit të pamëshirshëm të publikut.
“Në privatësi ai po tërhiqet kundrejt presionit, sondazheve negative dhe reagimeve jo mbështetëse pas çdo akti dhe fjale të tij të cilat filluan me debatin katastrofik që nxori në pah brishtësinë e tij”, thonë burime të mirëinformuara për “Axios”, të cilët shtojnë se edhe një këshilltar i ngushtë i presidenti që fillimisht ishte kundër bëri një hap pas duke konfirmuar skenarin e tërheqjes.
“Nuk është më çështja nëse”, shpjegon ai “por kur”.
Për më tepër, kërkesa të sinqerta dhe të drejtpërdrejta i erdhën edhe nga të mëdhenjtë e partisë.
Duke filluar nga drejtuesit e Dhomës dhe Senatit, Hakeem Jeffries dhe Chuck Schumer, në biseda të veçanta private.
“Një presidencë e dytë e Trump do të minonte themelet e demokracisë, duke shkatërruar trashëgiminë tuaj politike. Përveç Shtëpisë së Bardhë, do të humbasim edhe Kongresin. Jemi në një udhëkryq, është koha të kalojmë pishtarin”.
Fjalë të ngjashme me ato të përdorura edhe nga Adam Schiff, ish-presidenti i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve – në praktikë personi përgjegjës për dy shkarkimet e Trump – tani kandidon për Senatin dhe ndër politikanët më të afërt me Nancy Pelosi.
Edhe ish-kryetari i Dhomës, i cili la vendin e tij prestigjioz në vitin 2022, në moshën 82-vjeçare, por mbetet një nga figurat më me ndikim, vizitoi aleatin e tij të vjetër, duke i kërkuar me të dhëna në dorë të largohej nga gara.
“Ju nuk mund ta mposhtni Trumpin dhe po rrezikoni aftësinë tonë për të rimarrë Dhomën e Përfaqësuesve”, duket t’i ketë thënë Presidentit.
Biden, megjithatë, do të kishte mbetur në pozicion mbrojtje, duke përmendur gjetje të ndryshme dhe duke pretenduar se ai ende mund të rikuperojë.
Por sondazhet që po dalin në mes të konventës republikane në Milwaukee tregojnë një histori tjetër.
Dy të tretat e demokratëve duan që Biden të braktisë fushën.
“Zgjedhja është të dalësh si hero i demokracisë, ose të jesh i sigurt se nuk do të ketë kurrë një bibliotekë presidenciale me emrin tënd”, i tha madje një mik.
Sidomos pasi ruajtja e mazhorancës në Senat është gjithashtu në rrezik: këtu sot Demokratët kanë një shumicë prej 51 me 49.
Por lamtumira ndaj politikës së të moderuarit nga Virginia, Joe Manchin, pothuajse me siguri do t’i lejojë republikanët të fitojnë vendin e tij.
Edhe nëse demokratët do të fitonin të gjitha garat e tjera – një eventualitet i pamundur – rezultati do të ishte 50 me 50.
Kjo do të thotë, një Senat i kontrolluar nga Shtëpia e Bardhë, pasi, në rast të një ngërçi, zëvendëspresidenti mund të japë votën e tij vendimtare.
Nga ana tjetër, nuk është vetëm elokuenca e aleatëve të tij ajo që e po e shtyn Bidenin.
Por edhe heshtja e miqve në krye të Panteonit të demokratëve.
Clinton-ët janë të heshtur. Dhe Barack Obama, prej të cilit ishte numri dy për 8 vjet, hesht gjithashtu.
Në të vërtetë, sipas Washington Post ai flet privatisht duke ngritur dyshime për mundësitë e ish-zëvendësit të tij.
Aq shumë sa Biden, i informuar, duket të ketë mbetur shumë i zhgënjyer nga ky qëndrim.
Le të jemi të qartë edhe një herë: askush nuk mund ta detyrojë të largohet.
Dhe fushata Biden-Harris ende po ecën përpara.
“Ne do të fitojmë në nëntor”, shkruajnë ata në emailet e tyre.
Por diçka ka ndryshuar ditët e fundit.
Biden, shkruan “CNN”, kërkoi informacion mbi perspektivat e zëvendëses të tij, Kamala Harris.
Ai pothuajse me siguri do t’i japë asaj miratimin e tij.
Gjithsesi, duke ia lënë zgjedhjen delegatëve, nëse brenda partisë e mendojnë ndryshe.
Në atë pikë, gjithçka do të varet nga pozicioni i Obama-ve, Clinton-ëve dhe vullneti i kongresmenit të fuqishëm afrikano-amerikan James Clyburn.